Një oficer policie dhe një doganier janë arrestuar në doganën Qafë Prush për shpërdorim detyre dhe kontrabandë.

Agim Malaj 47 vjeç me detyrë përgjegjës turni dhe doganieri Asim Çuni 48 vjeç nuk bënë kontrollin e kamionit me targa AA 820 DY, i cili futi në vend mallra kontabandë.

Ata u arrestuan gjatë hetimit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Policia thotë se punonjësi i policisë është arrestuar për shpërdorim detyre, ndërsa doganieri për kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore.

/tvklan.al