Arrestohen për vjedhje tre punonjës të gazsjellësit TAP. Ata kanë shpërdoruar detyrën, duke tentuar të përvetësojnë materiale ndërtimi. Nga ana e TAP që njihet për rregulla të forta dhe të ashpra ndaj shkeljeve të punonjësve të vet, ky rast vjedhjeje nuk është toleruar aspak.

Njoftimi për shtyp i policisë së Korçës.

Arrestohen në flagrancë një punëtor dhe dy roje të Shoqërisë Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në kantierin e TAP-it.

Më datë 07.04.2018, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Sotir Ramo, 45 vjeç, banues në Mborje, (punëtor në TAP).

Arben Lumani, 56 vjeç dhe

Ardian Dinkallari, 48 vjeç, të dy banues në Korçë, (me detyrë roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në TAP).

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Drenovë, shtetasve të mësipërm në mjetin me targa AA 589 AR, në pronësi të Sotir Ramos, i’u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, mjete e materiale të ndryshme ndërtimi të cilat dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur pranë kantierit të “Tap-it” ku ishin të punësuar.

/tvklan.al