Policia greke pa publikuar emrat dhe fotot e të gjithë personave të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Kimera” (

sipas mitologjisë, bisha me trup dhie e fytyrë luani që villte vazhdimisht zjarr nga goja

). (

Këtu mund të gjeni foto)

Grupi kriminal drejtohej nga shqiptari me pseudonimin, “Genti”, ndërsa fitimet e këtij grupi nga trafiku i drogës vlerësohen, sipas policisë, në 19 milionë euro.

Në 45 kontrolle të ushtruara në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4440 kg kanabis, 100 gr heroinë, një numër i madh peshoresh precizioni, 30.000 euro para cash, 10 automjete, dy motoçikleta dhe një furgon.

Përveç drogës së sekuestruar, Policia deklaroi se grupi ka trafikuar gjithsej 1,5 ton kanabis, 16 kg kokainë, 500 gr heroinë.

Pjesa më e madhe e drogës ishte sjellë nga Shqipëria, por sasi kanabisi kultivoheshin edhe në rrethinat e Athinës, në plantacione që tashmë janë zbuluar.

Nga hetimet ka rezultuar se “Genti” ka dhënë urdhrin për vrasjen e një tjetër shqiptari, por që gabimisht plumbat i morrin jetën të riut nga Kuçova, Rigerd Dervishi.

Shqiptarët e arrestuar

-Panajot Profka, 51­ vjeç

-Emiljano Ismailanji, 25­ vjeç

– Joani Muca, 28 ­vjeç

-Ajet Xhalia, 47 ­vjeç

-Robert Talharaj, 36­ vjeç

-Rosilda Talharaj, 29­ vjeçe

-Fatjon Noti, 27 ­vjeç

-Nikola Cela. 46 vjeç

-Artur Gjini, 21 vjeç

-Athanasios Profka, 23­ vjeç

-Luan Jacelli, 43 ­vjeç

-Olsi Kellezi, 39 ­vjeç

-Spiro Nika, 47 ­vjeç

-Nikolla Puriqi, 52 ­vjeç

-Erjon Avdiu, 22­ vjeç

-Tiku (pseudonim)

-Mario Guxho, 21 ­vjeç

-Pajtim Ruci, 38 ­vjeç

-Astrit Vrenozi, 20 ­vjeç

-Armando Goga, 37 ­vjeç

-Nikollaq Xhaxho, 52­ vjeç

-Viktor Ajasllari, 30­ vjeç

-Altin Kumaraku, 37 ­vjeç

-Martin Brakaj, 26­ vjeç

-Miri Macaj, 45 ­vjeç

-Gentian Billa, 39 ­vjeç

-Anxhelo Cami, 24 ­vjeç

-Shqiponja Xhalia, 42­ vjeç

-Lorent Caushaj, 25­ vjeç

-Emilio Harrunaj, 25­ vjeç

-Fation Feizaj, 29 ­vjeç/tvklan.al