Dy shpërndarës droge, një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane. E përditshmja “Il Centro” mëson se të arrestuarit janë Engjëllush Bonjakaj

alias

Angelo Xhaferaj 46 vjeç dhe Roberto Biasini 40 vjeç.

Të arrestuarit nuk përdornin rrugët kryesore në mënyrë që të shmangnin kontrollet e policisë ndërsa raportohet se operonin në zonën e L’Aquila, Celano dhe Avezzano. Ata janë ndaluar nga policia e Nucleo dhe u kanë gjetur një sasi të madhe kokaine e cila ishte destinuar për të shkuar edhe për personazhe të njohura të qytetit.

Policia njofton se grupi shpërndante gjysmë kilogram kokainë në javë dhe arrinte të fitonte deri në 3 mijë euro. Baza në të cilën mbahej lënda narkotike ishte në Marcisa nga ku më pas shpërndahej në një rrjet të besuar njerëzish në zona periferike ose në ato qendrore pa përjashtuar edhe disa vende publike.

Ndërsa italiani i arrestuar, Roberto Biasini ishte bashkëpronar i një diskoteke në Monticchio dhe ka bashkëpunuar shpesh me shqiptarët për gjetjen e lëndës narkotike. Kjo është vërtetuar edhe nga përgjimet telefonike dhe ambientale me anë të cilave policia ka arritur të kuptojë lëvizjet e tyre që në fund kanë çuar në arrestimin e këtij grupi.

/tvklan.al