Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në Foggia ditën e sotme të cilët po transportonin një sasi lënde narkotike.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë Armand Hasa 29 vjeç dhe Abas Vrapi 48 vjeç.

Ata po udhëtonin me makinë në momentin kur u kapën duke transportuar gjysmë kilogramë heroinë. Hetuesit kontrolluan dhe banesat e tyre, ku gjetën një sasi prej25 gram marijuanë.

Të dy u arrestuan në flagrancë dhe akuzohen për trafik droge. /

tvklan.al