Prokuroria e Tiranës pas nisjes së hetimeve për shpërdorim detyre nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka sekuestruar nga ky institucion një dosjes të subjekteve që kanë detyrim të deklarojnë pasurinë e tyre me qëllim shmangien e konflikteve të interesit. Hetuesin kanë në tavolinën e tyre deklarata e pasurisë së disa deputeteve dhe zyrtarëve të lartë.

Prokuroria e ka nisur hetimin me dyshimet se ILDKPI nuk ka vepruar konform në disa raste duke mos nisur hetimeve për disa subjekte.

Organi i akuzës ka vendosur sekuestrimin e të gjitha dosjeve të zyrtarëve të lartë, që nga shkurti i vitit 2014 ku janë të përfshirë prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Burime zyrtare të prokurorisë kanë konfirmuar se mes tyre janë deklarimet e deputeteve socialiste Valentina Leskaj e Rakip Suli edhe ish-deputetit Koço Kokëdhima.

Prokuroria është duke verifikuar të gjitha deklaratat e këtyre subjekteve për të parë nëse ka mospërputhje.

Nga rezultati i hetimeve do të vendoset edhe nëse hetimi penal do të vazhdojë të kryhet ndaj institucionit, apo drejtuesve të tij./TV KLAN