Në vijim të punës së pandërprerë të bërë nga  D.V.K.M.Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast është goditur në Portin e Vlorës nga këto struktura.

Si rezultat i kontrolleve në vijën e dytë të Pikës së kalimit Kufitar shërbimet e Policisë Kufitare ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast të  tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sasia e lëndës narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë totale prej 79 kilogramë u konstatua e fshehur në brendësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, brenda një automjeti kamion tip ”Mercedes Benz” me targa AA 939 LK.

Në përfundim të hetimeve Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë   kanë arrestuar në flagrancë si autorë të kësaj vepre  penale shtetasit :

Arben Kamberaj, 49 vjeç, banues në Vlorë,

Irakli Myrto, 48 vjeç, banues në Vlorë.

I përfshirë në këtë veprimtari rezulton të jetë edhe shtetasi R.B., (për arsye hetimi, nuk jepen më tepër të dhëna), i cili është shpallur në kërkim policor.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike si edhe automjetin kamion.

Po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

 Materialet janë referuar në Prokurori, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.