Mario e Altin Boçi janë dy vëllezërit shqiptarë që i shpëtuan plumbave të një pensionisti italian.

Ngjarja ndodhi në San Remo dhe referuar medieve të shtetit fqinje dy vëllezërit u konfliktuan me pronarin e moshuar të shtëpisë ku jetonin me qira. Shkak u bë refuzimi i tyre për të mos paguar.

“Plak i keq, do të bëjmë copa dhe do të hedhin në koshin e plehrave”, mësohet t’i kenë thënë vëllezërit Marino Tripodit, 73 vjeç.

Në debat e sipër i moshuari italian ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar ndaj dy shqiptarëve. I plagosur, por jashtë rrezikut për jetën ka mbetur Mario Boçi. I moshuari është arrestuar për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al