Krujë- Dy persona janë plagosur mëngjesin e sotëm rreth orës 06: 45, në ambientet e një lokali,  tek një karburant,  në afërsi të stadiumit, pas një konflikti çasti. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit Ramazan Shullazi rreth 55 vjeç dhe Genc Goga, plagosur lehtë në dorë rreth 30 vjeç, banues në Krujë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi Shullazi ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi Goga është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

Policia e Krujës ka identifikuar menjëherë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.