Një operacion antidroge ka vënë në pranga 6 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit është bërë sekuestrimi i një sasie prej 425 kg kanabis, 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat  7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë  5 pushkë, dy automjete dhe 10 aparate celularë. Në pranga kanë rënë Bledar Coraj, 36 vjeç, Egli Selaci, 28 vjeç, Shkëlqim Miri, 47 vjeç, Durim Demiri, 24  vjeç dhe Hysni Demiri, 59 vjeç, të gjithë këta lindur dhe banues në Fushë Krujë, si dhe Amarildo Mulleti, 30 vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë. Ndërsa në kërkim është shpallur një përson me inicilaet P.D.

Forcat policore në operacion  kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

drgogee

Gjithashtu, si rezultat  i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon që ndodheshin Bledar Coraj dhe Egli Selaci , rreth 170 kg kanabis.

Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar.

Personat e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike./tvklan.al

https://youtu.be/byMYf8KzAZQ