Kjo legjislaturë e re e parlamentit që ka nisur zytarisht këtë fundjavë ka sjellë emra të rinj dhe krejtësisht të panjohur në sallën e Kuvendit, të cilet kanë zëvendësuar figura të njohura dhe me peshë në jetën parlamentare.

Padyshim emri që do t’i mungojë më shumë parlamentit është ai i ish kryetares se kuvendit dhe ish-nënkryetares së PD e cila për herë të parë pas 6 legjislaturash nuk do të jetë më deputet pasi u la nga Lulzim Basha jashtë listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike.

Arben Imami, shpallës i pluralizmit, themelues i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i parë i saj. Deputet në 6 legjislatura, por këtë herë nuk do të jetë i ulur në karriget e rezervuara për opozitën në 4 vitet e ardhshme në parlament.

Të tjerë emra që Lulzim Basha vendosi të lërë jashtë grupit parlamentar të selisë blu janë Genc Ruli – themelues i PD-së dhe deputet në 5 legjislatura, ish-nënkryetari i PD dhe kreu i grupit të PD për 8 vite që ajo ishte në qeverisje të vendit po ashtu nuk u përfshi në listën e deputetëve.

Majlinda Bregu e cila po ashtu si Patozi ishte deputete prej 2005 dhe ka drejtuar Ministrinë e Integrimit për afro 6 vite do t’i mungojë sallës në parlament në 4 vitet e ardhshme. Një tjetër emër që u la jashtë grupit parlamentar të opozitës së Lulzim Bashes është dhe ish-ministri i Financave për 8 vjet Ridvan Bode, i cili ka mbajtur për gjatë të njëjtës periudhe dhe postin e sekretarit të përgjithshëm.

Parlamentit do t’u mungojë dhe ish-deputeti socialist Ben Blushi deputet nga viti 1997, i cili vitin e fundit themeloi partinë e tij LIBRA .

Në sallën e kuvendit do të shohim me në 4 vitet e ardhshme edhe Ilir Meta deputet nga viti 1992, por jo për të njëjtat arsye të emrave të sipërpërmendur, pasi prej muajit korrik ai ka postin më të lartë të shtetit shqiptar, atë të Presidentit të Republikës.

Tv Klan