Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar “Laguna” ku ka sekuestruar 100 bimë kanabis dhe ka vënë në pranga tre persona.  Lënda narkotike u sekuestrua në vendin e quajtur “Stomi i Stakes” , në kënetën e Patokut në Kurbin.

Në pranga kanë rënë Lefter Seli , 43 vjeç, banues në Kurbin ( punëtor në parcelë), Saba Çeku , 56 vjeç, banues në Patok ( kultivuesi i bimës narkotike) dhe Jonuz Piri, 25 vjeç, banues në Shkodër ( financuesi i kultivimit të bimës narkotike)

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.08.2017, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Laguna”.

Si rezultat i tij , në vendin e quajtur “Stomi i Stakes” , në kënetën e Patokut në Kurbin ,  u konstatuan 100 bimë narkotike cannabis sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, falë një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i  shtetasve :

 – Lefter Seli , 43 vjeç, banues në Kurbin (  punëtor në parcelë )

– Saba Çeku , 56 vjeç , banues në Patok ( kultivuesi i bimës narkotike)

– Jonuz Piri, 25 vjeç, banues në Shkodër ( financuesi i kultivimit të bimës narkotike)

Vepra penale në ngarkim të tyre “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme./

tvklan.al