Një furgon që transportonte 70 kg kanabis sativa nga Frushë- Kruja drejt Hanit të Hotit për në Malin e Zi, u bllokua nga policia e Shkodrës e mbështetur edhe nga FNSH-ja, në një operacion të kryer në mesditën e së mërkurës.

Fatbardh Hoxha 26 vjeç, dhe Kledi Xeka 29 vjeç, të dy nga Fushë Kruja, u arrestuan nga policia në flagrancë. Tre persona të tjerë po nga ky qytet u shpallën në kërkim si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës. Droga u kap pranë në një karburant, nga mjeti që drejtonte Fatbardh Hoxha.

Ndërkaq i arrestuari Kledi Xeka me disa personat e tjerë po shoqëronin Fatbardh Hoxhën për transportimin e lëndës narkotike. Tre të kërkuarit arritën të largoheshin pasi konstatuan policinë. Për këtë qëllim Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre.

Tv Klan