Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona që shpërndanin lëndë narkotike kanabis sativa në afërsi të shkollave. Në pranga e uniformave blu ranë Isuf Haka 32 vjeç, Jurdjan Kondili 19 vjeç dhe Armando Durishti 26 vjeç.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e Armando Durishti.

Tre të arrestuarit janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjet një sasi prej 58 doza qese farmaceutike me kanabis.

/tvklan.al