Ky është momenti, kur efektivët e njësisë operacionale të Tiranës, prangosin komandantin e një njësie të repartit ushtarak në Pezë Drilon Shqahu 31 – vjeç, si dhe të ish- kolegut të tyre Vehbi Teqja, 48 – vjeç.

Të dy ata u arrestuan nga policia e kryeqytetit, gjatë operacionit “Last service”, të zhvilluar në zonën e Porcelanit në Tiranë. Ata u kapën me një sasi prej 301 gramë kokainë, ndërsa dyshohet se kishin aktivitet kriminal të shitjes e shpërndarjes së kokainës në disa zona të Tiranës, kryesisht në Kinostudio dhe Porcelan.

Sipas policisë Shqahu, 31 –  vjeç banues në Tiranë, efektiv i ushtrisë në repartin e Pezës, siguronte kokainën. Nga ana tjetër Vehbi Teqja, 48 – vjeç, ish punonjës policie, dyshohet se përpiqej të shmangte policinë nëpërmjet njohjeve që kishte pasur nga koha që kishte qenë punonjës policie.

Gjatë kontrollit të kryer, policia iu bllokoi atyre lëndën narkotike, një veturë “Mercedez- Benz si dhe 4 aparate celularë të markave të ndryshme.

Tv Klan