Policia italiane ka sekuestruar 11.5 kg heroinë gjatë një operacioni anti-drogë dhe ka arrestuar tre persona, mes të cilëve dy shqiptarë.

Sipas mediave italiane, ata janë Elio Jançe 38 vjeç dhe Orge Tusha 40 vjeç. Kurse personi i tretë i arrestuar është italiani Alessandro Bonaventura 38 vjeç. Ata u kapën në autostradë mes Foggia dhe San Severo.

Policia kishte marrë informacion për sasinë e konsiderueshme të drogës që po transportohej dhe kishte ngritur postbllok. Makina raportohet se ishte në pronësi të Orge Tushës, brenda së cilës ishte fshehur edhe heroina.

/tvklan.al