Një burrë dhe një grua janë dënuar me 6 vite burgim nga Gjykata e Luton në Angli për kontrabandë të emigrantëve të paligjshëm.

Eduart Lleshi 34 vjeç dhe Katarzyna Kopec 36 vjeç nga Çekia organizonin trafikun e emigrantëve ilegalë për të hyrë në Britani të Madhe. Sipas gjykatës, dy të dënuarit ishin përgjegjës për nisjen nga Belgjika të refugjatëve, duke i fshehur brenda kamionëve që drejtoheshin nga shoferë çekë.

Ata merrnin 6 mijë paund për çdo emigrant ilegal që kërkonte të shkonte në Britani. Sipas hetimeve, u zbulua se Eduart Lleshi dhe bashkëpunëtorja e tij 36-vjeçare kishin kontrabanduar 17 emigrantë shqiptarë në mënyrë të paligjshme në Angli nga Janari në Mars 2015.

Përveç dy organizatorëve të kontrabandës së emigrantëve ilegalë, policia britanike arrestoi edhe tre shoferë çekë të kamionëve që transportonin klandestinët.

/tvklan.al