Gjykata italiane ka dënuar me 45 vite burg bandën e shqiptarëve që trafikuan kanabis me avion në gusht të vitit 2015 nga Shqipëria në Puglia të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se Elizer Ahmetaj u dënua me 8.4 vite burg, Arshi Ahmetaj me 8 vite burg, Xhesjan Ahmetaj me 7.2 vite burg, Artion Lamaj me 8 vite burg, Bukurosh Këshilli me 7 vite burg dhe Virgion Imeraj me 6 vite e 10 muaj burg.

Grupi i shqiptarëve trafikoi 130 kg kanabis me një avion të vogël turistik. Gjatë operacionit të policisë italiane të koduar “Free Light”, janë arrestuar edhe persona të tjerë të përfshirë si dhe ishin sekuestruar më parë sasi droge që i përkisnin kësaj bande. Autoritetet e vendit fqinj kanë bashkëpunuar edhe me policinë shqiptare për këtë operacion, ku u arrestuan 6 persona në Vlorë të përfshirë në këtë trafik.

/tvklan.al