Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim për disa vjedhje të kryera në Korçë gjatë muajit qershor.

Të arrestuarit janë Andrea Olldashi 30 vjeç dhe Noldjan Çollaku 25 vjeç të dy nga Pogradeci, ndërsa është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i tyre 22-vjeçari nga Tirana me iniciale Zh.S.

Sipas policisë së Korçës, sendet që vidhnin të arrestuarit i shisnin më pas Tiranë. Dy raste të vjedhjes prej tyre janë dokumentuar nga policia.

Më 8 qershor ata kanë vjedhur në banesën e 45-vjeçarit A.T një sasi lekësh dhe dy varëse floriri, kurse më 27 qershor kanë vjedhur në banesën e 64-vjeçarit R.B një unazë floriri, një varëse floriri dhe një orë dore.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa TR9268P me të cilin këta shtetas qarkullonin për të kryer vjedhjet, një varëse floriri, një unazë floriri, doreza dhe kaçavida të cilat shërbenin për hapjen e dyerve të banesave. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.

/tvklan.al