Itali-Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me 6 kg marijuanë. Teli Bratja ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Ford” në Marcignana, Empoli.

Policia vendosi të ndalonte automjetin e tij, por 43-vjeçari pasi i pikasi shtoi shpejtësinë. Pas një ndjekje të shkurtër, Teli Bratja filloi të dridhej kur po pyetej nga policia.

Pas një kontrolli të imtësishëm, në dy dyert e pasme të automjetit ai kishte futur nga 2 kg drogë. Po ashtu edhe në një valixhe në bagazhin e makinës, policia zbuloi po 2 kg marijuanë, në total 6 kg./tvklan.al