Rënia e rrezeve të dielli në sy ka qenë një nga shkaqet e aksidentit ku humbi jetën një 37- vjeçar shqiptar. Xhevair Xoxha ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, tip “Opel Zafira” por rrezet e forta të diellit kanë bërë që ai të përplaset me një automjet tip “Volvo XC90”.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës midis Bedizzole dhe Nuolera.

Sipas mediave italiane shqiptari ka marrë plagë të rënda në kokë dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërsa pasagjerët e makinës tjetër të cilët ishin pjesëtarë të një familje mes tyre dhe dy fëmijë të vegjël nuk kanë pësuar dëmtime./tvklan.al