Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Altin Doshi 31 vjeç nga Lezha, i dënuar në mungesë me 5 vite burg nga Gjykata e Romës.

Autoritetet italiane e kanë dënuar për veprën penale vjedhhje me dhunë. Altin Doshi është arrestuar për t’u ekstraduar më pas në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin. /t

vklan.al