Policia ka arrestuar për korrupsion një doganier në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Në pranga është vënë Genci Laçaj 50 vjeç nga Vlora. Sipas policisë, doganieri Laçaj ka lejuar kalimin e një kamioni me dokument të falsifikuar më datë 10 Maj.

Nga hetimet ka rezultuar se në kamionin me drejtues L.A. ishte ngarkuar një mjet tjetër kamionçinë të dëmtuar me targa dhe dokumentacion të falsifikuar. Doganieri Genci Laçaj shmangu detyrimet doganore për kamionçinën duke e lejuar të kalonte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al