Sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit dhe arrestohet sërish nga policia. Ai është 24-vjeçari Saleo Stojani nga Korça. Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:35 në rrugën “Ded Gjo Luli” në Tiranë, pasi i vodhi me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.

Nga hetimet rezulton gjithashtu se 24-vjeçari dyshohet të jetë autor i ngjarjeve të ndodhura gjatë 48 orëve të fundit:

Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.

Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç.

Në rrugën “Ibrahim Rugova” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu. Ai kishte vuajtur dënimin për vjedhje dhe plagosje të rëndë me dashje.

/tvklan.al