Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit, pasi kishte kryer vjedhje në një kantier ndërtimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Marjus Zoga, policia i gjeti armë zjarri dhe municione luftarake.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Jagodinë” Roskovec, në kantierën Nr.185, nga rojet e një Shoqërie Private të Sigurimit Fizik, është konstatuar vjedhja e një saldatriçe, 2 bombula gazi dhe një sasie nafte.

Nga hetimet e kryera, rezulton Marjus Zoga është autori i dyshuar i kësaj vjedhje.

Në lidhje me këtë ngjarje, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krëhër automatiku me 17 copë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

/tvklan.al