Një 57-vjeçar me profesion roje në vendbazimin e gomoneve në Vlorë, është arrestuar nga policia pasi nuk kallëzoi vjedhjen e një mjeti lundrues.

Skënder Kongjoni dyshohet se ka parë hajdutët e vjedhjes së gomones të pronarit me iniciale A.K dhe nuk njoftoi uniformat blu.

Ngjarja ndodhi më 6 tetor rreth orës 03:00 në vendbazimin e deklaruar ku qëndronte gomonia, pranë lokal “Orikut” në Orikum.

57-vjeçari nuk e ka kallëzuar kryerjen e këtij krimi në organet e ndjekjes penale ose ne organet e rendit publik, edhe pse ishte i pranishëm dhe kishte parë hajdutët.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe indentifikimin e kapjen e autorëve. Policia e Vlorës ka referuar dy akuza ndaj Skënder Kongjonit, atë të vjedhjes dhe moskallëzimit të krimit. /

tvklan.al