Policia italianë ka vënë në pranga një “skifter” shqiptar, pasi akuzohet për vjedhje. Flovjan Nika, 34 vjeç, banor në provincën e Novara është arrestuar në parking në rrugën “Matteotti”, pasi u ndoq nga policia teksa drejtonte një automjet Audi A4  të vjedhur që në muajin nëntor.

Policia ka kontrolluar makinën e vjedhur, ku ka gjetur ora të markave të ndryshme, bizhuteri një Ipad Apple, si dhe sende të tjera të grabitura.

Policia ndërhyri në momentin që u pikas nga një bashkëpunëtor i shqiptarit, i cili arriti të largohej duke përfituar nga errësira.

Në të njëjtin parkim policia gjeti dhe një makinë tjetër të vjedhur në dhjetor në provincën e La Spezia­s. Vetëm disa minuta më parë Nika kishte kryer një tjetër vjedhje./tvklan.al