Itali- Një shqiptar është ekzekutuar më 4 plumba në Romë, raportojnë mediat italiane. Gasper Reci, 43 vjeç është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23: 30 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata.  Deri më tani nga hetimet paraprake nuk ka asnjë të dyshuar, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.

Në momentin që është qëlluar në banesën e Recit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reci nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Të dhënat e para thonë se behët fjalë për një larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës.  Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe miqtë e 43 – vjeçarit.

Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

/tvklan.al