Një sasi prej 2 kg heroinë u sekuestrua në një autobus të nisur nga Korça në drejtim të Selanikut.

Autobusi është në pronësi të Edmond Çelës, shef i hetimit të Krimit Kufitar në Korçë. Lënda narkotike u bllokua sapo autobusi kaloi kufirin shqiptar. 2 kilogramët e heroinës ishin fshehur në tualetin e autobusit.

Nga komunikimi që oficerët e policisë greke kryen me kolegët e tyre shqiptarë, rezultoi se në anën shqiptare kontrolli ishte kryer i rregullt, por se çuditërisht nuk ishte zbuluar lënda narkotike. Kjo ka shtuar dyshimet për një favorizim të kalimit të trafikut nga Edmond Çela dhe punonjës në varësi të tij.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur verifikimet për të zbardhur rolin e Çelës në këtë linjë trafiku.

Tv Klan