Policia e Durrësit ka vënë një pranga një 23- vjeçar, i cili akuzohet për një seri vjedhjesh. Donald Mëziri 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi thyente xhamat e mjeteve dhe vidhte sende me vlerë e vlera monetare. Mëziri, rezulton te jete  i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe pronës.

 Njoftimi i policisë:

Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende me vlerë dhe vlera monetare.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 7 vjedhje.

Vihet në pranga një shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë vënë në pranga një shtetas, I cili vidhte sende me vlerë dhe vlera monetare duke thyer xhamat e automjeteve.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

  • Donald Mëziri 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, I dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe pronës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune hetimore 2- mujore intensive dhe të mirëorganizuar kanë  bërë të mundur  dokumentimi e  plotë ligjor, të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasi i mësipërm për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

  1. Më datë 01.06.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se në mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit M.R. ka vjedhur një çantë me dokumenta dhe 8 000 lekë.
  2. Më datë 14.06.2017, në fshatin Draç,  Durrës  dyshohet se në mjetin tip BMË, më pronësi të shtetasit I.Xh. i ka vjedhur 1 orë dore.

 

  1. Më datë 18.06.2017, tek Gjiri I Lalëzit, Durrës dyshohet se mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.P.   ka  vjedhur 2 ora dore dhe rroba.
  2. Më datë 12.07.2017, në Rrugën”Taulantia”,   Durrës dyshohet se në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit V.R.  ka  vjedhur 77 000 lekë.
  3. Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se duke thyer xhamin e pasëm në mjetin e shtetasit S.R. ka vjedhur rroba dhe një aparat fotografik.
  4. Më datë 05.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se në mjetin tip Porshe në pronësi të shtetasit R.G. ka vjedhur çantën e dorës me një shumë prej 2 000 €.
  5. Më datë 17.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se në mjetin tip Volsvagen në pronësi të shtetasit F.H. ka vjedhur një çantë me dokumente dhe 562 000 lekë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja e pasurisë e kryer më shumë se një herë” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2  të Kodit Penal./tvklan.al