Burg për 6 nga 8 të arrestuarit e Vilunit

Arrestohet Gjovalin Ndoj, në kërkim dhe një tjetër


Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg në 6 nga 8 personat e arrestuar për 1.5 tonët e kanabist kapur në Vilun të Velipojës të shtunën e kaluar.

Togat e zeza janë bindur nga provat e sjella nga Prokuroria duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e tyre. Gjashtë të akuzuarit per trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal nuk kanë thënë asgjë në sallë duke sqaruar se do flasin në një moment tjetër.

Të shtunën policia në Vilun në një vilë dy katëshe në administrim të Sokol Ujkës bllokoi 1.5 ton kanabis. Gjithashtu në pranga ranë edhe Arben Boxhanaj, Genti Dano, Dervish Gjolekaj, Fatjon Merka dhe efektivi i policisë Enriko Zyla.

Këtë martë policia ka prangosur Gjovalin Ndoj 30 vjeç nga Lezha si i dyshuar se ka qënë i përfshirë në këtë aktivitet. Ndërsa të hënën u arrestua Jaho Berdo, i cili është person që ka në përdorim furgonin me të cilin u trasportua droga nga Vlora në Velipojë. 

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*