Policia italiane ekstradoi nga Milano drejt vendit tonë 46- vjeçarin shqiptarin  Arjanit Dino lindur në Ballsh – Fier.

Dino  më datë 12.06.2013, në Ballsh – Fier,  në një lokal ku ka pasur të pranishëm edhe klientë ,  pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë  me armë zjarri pistoletë,  shtetasin B.L.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier , me Vendimin Penal datë 24.09.2013, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 89, 274 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali , duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë./tvklan.al