Policia e qytetit të Durrësit ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në pranga ka rënë Eduart  Daiu 57 vjeç, banues në  fshatin Rrushkull, Durrës.

Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.

I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al