Një i ri është vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi është kapur më 11 doza kokainë. Mësohet se në pranga ka rënë Alfons Lleshaj, 25 vjeç nga Kurbini.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në ambjentet e një lokali në Fushë-Milot, Kurbin, është kapur me lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” e ndarë në njëmbëdhjetë doza që do e shiste në disa lokale.

Gjithashtu, policia e Lezhës gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të shtetasit K.L., 25vjeç , janë gjetur 12 kompjutera për lojra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” të cilat ky shtetas i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, kompjuterat e lojrave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Alfons Lleshaj për vepren penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në ngarkim të shtetasit K.L., vepra penal “Organizimi i llotarive të palejuara”.

/tvklan.al