Nuk kanë shkuar siç duhet “planet” për një 19-vjeçar nga Kurbini. Sipas njoftimit të policisë Kristian Ndoci është vënë në pranga, pasi gjatë një kontrolli fizik të ushtruar nga policia iu gjetën 4 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë. Mësohet se i riu do e shiste kokainën.

Ai akuzohet për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al