Policia e qytetit të Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçari, pasi është autori i plagosjes me armë zjarri  të ndodhur në 23 Prill. Në pranga ka rënë Juxhino Seferi, banues në Elbasan, si dhe Mattia Ajazi, 23 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori” në rrugën e “Konvikteve”, Elbasan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Juxhino Seferi, 22 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”, në lagjen “11Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh.R dhe më pas është larguar me një automjet.

Gjithashtu në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, u bë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit:

Mattia Ajazi, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al