Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në Itali. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në zonën e Tornolo të Parmas.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Deli Mertini 43 vjeç, i cili punonte si fermer.

Traktori i shqiptarit u përmbys në një zonë të pjerrët dhe e zuri sipër, duke bërë që 43-vjeçari të humbiste jetën menjëherë.

Trupi i tij u gjet me dëmtime të shumta dhe u dërgua në morg për autopsi.

/tvklan.al