Policia italiane ka arrestuar në flagrancë një shqiptar që do të vidhte një vilë në zonën e Suello së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij.

Ai është Ermir Bushi 35 vjeç, i cili u kap mbrëmjen e së martës. Sikurse raportojnë mediat italiane, dy hajdutë po përpiqeshin të hynin në brendësi të vilës, por kur panë policinë ata u larguan në këmbë në një zonë të pyllëzuar.

Ndërsa pak metra më tutje të parkuar jashtë vilës që do të vidhej, policia pa një makinë të dyshimtë brenda së cilës ishte Ermir Bushi. Ai ishte shoferi dhe po bënte roje.

Brenda mjetit të tij u gjetën kaçavida, gërshërë, pinca dhe sende të tjera që përdoreshin gjatë vjedhjeve të shtëpive. Ermir Bushi ka precedent të mëparshëm penal në Itali.

/tvklan.al