Në vijim të  Operacionit “Ranishtja 4” ,  ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë,  në bashkëpunim me Drejtorinë  Operacionale në Policinë e Shtetit si  dhe me  Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale   është  bërë  kapja dhe ndalimi i Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë  me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

/tvklan.al