Një gjykatë franceze ka dënuar me 2.6 vite burg një shqiptar të akuzuar për trafik heroine.

Ai është Elsaid Lukaj, të cilit iu ndalua gjithashtu hyrja në territorin francez. 22-vjeçari shqiptar pranon se ka mbajtur në banesën e tij në Rue de Blanzat doza heroine nga datat 1 maj deri në 9 gusht, ditën kur u arrestua.

Hetuesit thanë se policia i kishte sekuestruar shqiptarit 93 gram heroinë dhe 4500 euro. Para trupit gjykues, i shoqëruar edhe nga një përkthyes, Elsaid Lukaj foli shumë pak por sqaroi se kishte punuar i vetëm dhe nuk kishte asnjë bashkëpunëtor.

Ndërsa prokuroria franceze dyshon se shqiptari është vetëm njëri prej anëtarëve të një rrjeti shqiptar droge që vepron në rajonin e Clermontit dhe është shumë aktiv në shitjen e heroinës. Akuza kërkoi 3.6 vite burg, kurse gjykata vendosi si dënim 2.6 vite. /

tvklan.al