Policia italiane ka identifikuar shqiptarin i cili u qëllua nga një polic në Monte San Giusto. Sipas medieve të shtetit fqinj bëhet fjalë për 35-vjeçarin Klodjan Hysa, i cili është deklaruar klinikisht i vdekur.

Sipas versionit të dhënë në prokurori nga efektivi që qëlloi dyshohet se shqiptari në bashkëpunim me një tjetër person kishin vjedhur një shtëpi.

Pasi i ka parë në dalje polici iu ka bërë thirrje për të ndaluar. Më pas ka qëlluar në drejtim të tyre, duke qëlluar në kokë 35-vjeçarin Klodjan Hysa.

Efektivi i policisë është nën hetime pasi akuzohet se ka tejkaluar masën për mbrojtje legjitime dhe kjo e bërë nga neglizhenca e tij.

“Ne e urdhëruam të ndalonte atë djalë. Por ai mori makinën dhe kërkoi të kalonte. Nuk doja të qëlloja, nuk doja ta qëlloja. Kurrë s’kam qenë në ndonjë shkëmbim zjarri, kurrë s’e kam tërhequr këmbëzën”, ka thënë polici, i cili ka qëlluar me një Beretta me kalibër 9 mm. /tvklan.al