Arrestohet autori i dyshuar i disa vjedhjeve të aksesorëve të automjeteve të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.2 Shërbimet e Komisariatit.

Artur Karma, 41 vjeç, banues në Tiranë Ky më datë 09.12.2017, dyshohet se ka vjedhur disa goma të llojeve të ndyshme në një gomisteri në bulevardin “Bajram Curri”, të shtetasit G.R., 29 vjeç. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky Karma dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 23.08.2017, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin dhe navigatorin e mjetit tip “Golf” të shtetases A.B., 27 vjeçe. Më datë 14.10.2017, dyshohet se ka vjedhur gomat e mjetit “Chevrolet” të shtetasit A.B., 31 vjeç. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al