Një ditë pas arrestimit të një shqiptari, pas dyshimeve se kishte planifikuar sulm terrorist në metronë e Vjenës, publikohet dhe emri i tij. Sipas “

Heute. at”

mësohet se bëhet fjalë për Lorenz .K, 18- vjeç, i cili është arrestuar në apartamentin e tij. Shqiptari u arrestua pasditen e së premtes në Vjenë, nga një ekip i SWAT (forcat speciale) dhe dyshohet se ishte pjesë e një grupi islamik shqiptar dhe do të kryenin sulme terroriste në Vjenë. Lorenz. K është marrë në pyetje nga zyrtarë dhe ende mbetet e paqartë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë 18-vjeçari, shkruajnë mediat austriake. Gjithashtu në pyetje është marrë dhe babai i tij, i cili vinte nga Shqipëria (Tirana) jeton në qytetin Neunkirch dhe ka dy djem.

 I dyshuari, Lorenz. K është më pasaportë austriake, por me origjinë shqiptare. Në banesën e tij, nuk janë gjetur lëndë eksplozivi, por vetëm disa telefona celularë të cilët janë sekuestruar.

Referuar një dokumenti të publikuara nga mediat vendase thuhet se shqiptari kishte ndërtuar një mjet shpërthyes në Gjermani dhe e kishte futur atë në Vjenë, për të kryer një sulm./tvklan.al