Një i ri është arrestuar nga  policia kufitare e Kakavijës, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale.

Denis Imeri,  24 vjeç, banues në Memaliaj, ditën e martë ka qenë duke kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë dhe pas  intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sistemin ‘’TIMS’’,   Imeri  rezultoi se ishte person në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës,  me vendimin penal nr.224,  datë  28.04.2017,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”,  “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 134/2, 283/2 278/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.932A, datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të Kodit Penal.

/tvklan.al