Ajo është një këngëtare që ngadalë ngjiti rrugën e sukesit, duke u shndërruar në një prej firgurave më të përfolura dhe të kërkuara të showbizz-it në Shqipëri.

Tashmë Enca Haxhia, mund të shënojë një tjetër arritje që për të është një tregues i madh, që njerëzit e ndjekin dhe e duan.

Vetëm pak orë më parë këngëtarja ka arritur që të numërojë në profilin e saj në Instagram mbi 1 milion ndjekës.

Ajo e ka festuar duke botuar një video ku shfaqet në mënyrë shumë provokuese, veshur në një badi të gjelbërt që nxjerr në pah format, dhe ku falendëron ndjekësit e saj.

https://www.instagram.com/p/BDdG3WZEv0I/?taken-by=encahaxhia

Me sa duket video është xhiruar në momentin kur Enca ka qënë e angazhuar në xhirimet e klipit të saj të fundit “Dreq”, i cili pritet të dali shumë shpejt.

Diçka që habit në këtë postim të Encës, është dhe fakti se shumë fansa i kanë shkruar RIP, (shprehje që përdoreht kur dikush ndahet nga jeta) në krah të postimit.

Por asgjë për t’u shqetësuar, Enca është shëndoshë e mirë, por faqja e saj ka rënë pre e një sulmi hackers-ave online. Viktimë e një sulmi të tillë ka qenë dhe pak janë më parë, këngëtarja Era Istrefi./tvklan.al