Një person ka humbur jetën sot, pasi ka rënë në mënyrë aksidentale nga ura, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar, mbi Lumin  Shkumbin.

Policia ka arritur të nxjerrë nga uji trupin e personit, por që ende nuk ka mundur ta identifikojë atë.

Për këtë arsye uniformat blu të qyetit të Elbasanit, kanë shpërndarë disa të dhëna të viktimës, duke kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.

Sipas policisë, ai është mbi  60  vjeç,  thinjosh,   i  bardhë, 1.75 cm  i  gjatë,  trup  mesatar,   mbante  të  veshur  një  xhup  sintetik  të  zi,   një   pulovër  të  zezë,  pantallona  të  zeza  prej   teritali,  çizme  ngjyrë  ushtarake.

Për personat që kanë informacion policia ka vënë në dispozicion edhe një numrin e kontaktit,  0694115061./tvklan.al