Dimri ka trokitur në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Emily Ratajkovski shijon ende pushimet në plazh.

Supermodelja amerikane, shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ngjalli reagimin e mbështetësve të saj me publikimet e fundit, në një plazh të boshatisur.

Duke nxjerrë në pah format e përkryera, 26-vjeçarja promovoi edhe linjën e kostumeve të banjës, të krijuara nga vetë Emily.

Publikimet në rrjetet sociale janë gjithashtu edhe një mënyrë tjetër përfitimi për modelen. Krahas kontratave shumëmilionëshe me agjencitë e modës, Emily Ratajkovski përfiton edhe nga ndjekësit e shumtë, të cilët në Instagram janë më shumë se 15 milionë.

Tv Klan