Personazhin e Filomenës, shërbyeses në shfaqjen “Mendohu Xhakomino”, regjisori Milto Kutali ia beson Merita Dabullës. Aktoren do ta ri-shohim në skenën e teatrit, atij të “Metropolit”. Pasi jetoi për dy dekada si emigrante në Greqi, Merita, po ri-gëzon profesionin e saj, aktrimin.

Me mendimin e fiksuar në mendje, se aktivitetin e saj do ta vazhdojë aty ku e la, për Meritën, audicioni ishte bekim i parë.

Bekimi i dytë, e përzgjedhur në trupën e aktorëve që pikë referimi në veprën e Luigi Pirandellos, përbën Robert Ndrenika. 

 “Mendohu Xhakomino” nga 8 Shkurti, në Teatrin Metropol do të jetë jo vetëm premiera e veprës, që vihet për herë të parë në skenë, por edhe aktorëve interpretues, Robert Ndrenikës, Marjana Kondit e Merita Dabullës, që me keqardhje thotë se në moshën e saj është e vështirë të gjesh role në teatër.

Tv Klan