Deri në vitin 2020, 30% e burimeve të energjisë në Shqipëri do të vijnë nga era dhe dielli. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rënë dakord për të bashkëfinacuar një projekt gjigand prodhimin e energjisë nga dielli.

Bashkëfinancim i Berzh me një privat përmes tenderit për një projekt të madh fotovoltaik

”, u shpreh Entela Çipa, këshilltare për energjinë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Në total parashikohet që të ndërtohen impiante në të gjithë vendin me fuqi 800 megavat, e cila minimalisht kërkon një shifër investimi 500 milion euro. Zona e jugut në Shqipëri është përzgjedhur si një nga vendet ku mund të ndërtohen panelet diellore, ndërsa Korça dhe Lezha janë zonat që kanë interes për energjinë e erës.

Zonat e kripura dhe naftëmbajtëse të cilat nuk mund të përdoren si tokë bujqësore janë me interes për panelet diellore. Zona e Korçës dhe e Lezhës kanë kërkesa për eolikët

”, tha ajo.

Entela Çipa thotë se ka shumë kërkesa për ndërtimin e impianteve, sidomos nga kompani italiane dhe gjermane.

 “

I shohin me interes ekonomik të madh pasi Shqipëria në brezin jugor ka një intensitet të lartë të rrezatimit

”, shtoi Çipja.

Kostoja e prodhimit të energjisë së erës dhe e diellit është mesatarisht 13.5 lekë për kilovat orë. Edhe pse më e shtrenjtë se energjia hidro, në vite të thatë, si 2017-ta, do të kishte kursyer milion dollarë importe për kompaninë e shpërndarjes./ TV KLAN