Anëtari i Komitetit për politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, Elliot Engel, ka deklaruar se është “e papranueshme që Serbia po e keqpërdor Interpolin për të goditur ish-kryeminstrin e Kosovës, Ramush Haradinajn”

Në një deklaratë të tij, Engel thotë se arrestimi i Haradinajt “nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit ose me drejtësinë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë liruar zotin Haradinaj dy herë. Ky veprim shkakton vetëm tensione dhe rrit me gjasë edhe konfliktin në të ardhmen. I bëj thirrje autoriteteve të drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procesin dhe të lirojnë zotin Haradinaj sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Engel.

Kongresisti Elliot Engel e ka cilësuar si “shkelje themelore të përkushtimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, sic thotë, “shpërdorimin e Interpolit dhe BE-ja nuk duhet të avancojë anëtarësimin e Serbisë gjithnjë derisa ajo nuk kthehet në besimin e mirë të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”.

“Kosova ka një histori shumë të mirë të bashkëpunimit me agjencitë e sigurisë në SHBA, me fqinjtë e saj dhe me aktorët e tjerë ndërkombëtare në luftimin e kërcënimeve terroriste. Është përgëzuar së fundi për ndihmën në parandalimin e kërcënimit serioz terrorist ndaj një ekipi izraelit të sportit. Kosova ka shprehur interesimin e saj për t’u anëtarësuar në Interpol dhe është koha që shteti i ri të pranohet për sigurinë e tij dhe për gjithë rajonin”, ka thënë kongresisti Elliot Engel. /REL